Imagen del autor

Faik Konica

Autor de Vepra 1

19 Obras 24 Miembros 3 Reseñas

Sobre El Autor

Incluye el nombre: FAIK KONICA

Créditos de la imagen: By Harris & Ewing - This image is available from the United States Library of Congress's Prints and Photographs division under the digital ID hec.36172. Public Domain, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=36389912

Obras de Faik Konica

Etiquetado

Conocimiento común

Todavía no hay datos sobre este autor en el Conocimiento Común. Puedes ayudar.

Miembros

Reseñas

Vepra “Mbi Edukimin”, shkruar frengjisht nga Faik Konica, botohet per here te pare shqip. Ajo shfaqet jo vetëm tepër origjinale, por tingëllon edhe tepër aktuale.
Duke predikuar te fëmija parimin e metodës analitike, për të shkuar nga e panjohura drejt së njohurës falë vëzhgimit dhe kërkimit shkakësor (shkak-pasojë), Konica i jep veprës së tij një karakter të dukshëm shkencor, rreptësisht racional, në kontrast të hapur me metodën psikologjike, e cila shfaqet për të si e shkuar në kohë, tek mbetet brendapërbrenda kuadrit të ngushtë të reflektimit, në një kohë kur vetë motori i lëvizjes së mendimit njerëzor e shoqëror është kërkesa e pandalshme nga shkaku, te shkaku i shkakut, siç shprehet Konica.
Në konceptin konician, edukimi mbetet kështu shkenca e parimeve më të përgjithshme për zhvillimin e plotë të mendimit, e në radhë të parë të mendimit të fëmijës, për ta mësuar si të veprojë në jetë vetëm pasi të mendojë, të mendojë vetëm pasi të arsyetojë dhe të arsyetojë vetëm në bazë të metodave të përparuara shkencore, përpunuar nga pikëpamja filozofike, pedagogjike e sociologjike.
Arkitekt i mendimit modern shqiptar, Faik Konica mbetet dhe qëndron lart edhe si artizani i parë i sociologjisë shqiptare.
… (más)
 
Denunciada
BibliotekaFeniks | Jan 12, 2023 |
Kush nuk kupton përparimin, e merr kufirin e mendjes së tij për kufirin e botës. (Vepra 1, f.198).

Një tipar padyshim fatkeq i shqiptarëve dhe tipar mjaft i dukshëm është mungesa e plotë e idealizmit. Në një vend ku njerëzit vdesin aq kollaj për hiçgjë, nuk është dëgjuar që të vdesë dikush për një ideal ose çështje.

Do të kërkonte shumë kohë të shpjegohej përse Shqipëria nuk e ka fituar lirinë më herët. Akte të trimërisë e të devotshmërisë, që kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve, mund ta bënin të dukej i rremë pretendimi im për mungesën e idealizmit.

Por besnikëria e verbër ndaj traditave të ngulitura dhe kanuni qibar për nderin janë pothuaj akte mekanike, që nuk nënkuptojnë se dikush e rrezikon jetën për një ideal të zgjedhur lirisht. (Vepra 2, f. 237).
… (más)
 
Denunciada
BibliotekaFeniks | Jan 12, 2023 |
Vepër referenciale gjer edhe kohët e fundit për përkrahësit dhe kundërshtarët e gjuhëve artificiale, dhe veçanërisht të esperantos, kjo Ese, “goxha e pasur, goxha e shkruar mirë,”1 siç shprehet Apollinaire, shfaq përmasën enciklopedike dhe erudite të rilindësit shqiptar, poliglotizmin e tij, me njohuri të thella për gjuhët semitike e indo-europiane, nga më të lashtat e të rrallat – si persishtja e Zend Avestës apo gjuha pahlavi, sanskritishtja, gjuha e teksteve veda, greqishtja e vjetër, latinishtja, hebraishtja, arabishtja, turqishtja, etj. –, gjer në pothuaj krejt gjuhët e gjalla europiane. “Qoftë për parapëlqim, qoftë për zanat, kalova jetën time duke studiuar ligjet se si një gjuhë i zë vendin një tjetre, pa u kapur nga pamja e jashtme”, shprehet Konica në këtë Ese, ku lëvron me origjinalitet, me qartësi mendimi e pastërti të shprehuri vetë fushën e filozofisë dhe të krahasueshmërisë gjuhësore.
Mbështetur në studimet e gjuhëtarëve klasikë botërorë, por edhe tek autorë modernë të kohës së tij, Faik Konica depërton në këtë vepër në thelbin e vetë gjuhës, për të zbuluar mekanizmin e saj funksionues dhe vlerën e fjalës si motor i mendimit nga individi në shoqëri, brenda një gjuhe të caktuar, dhe nga një gjuhë në tjetrën në shoqëri të ndryshme gjatë procesit komunikues e përkthimor.
… (más)
 
Denunciada
BibliotekaFeniks | Dec 9, 2022 |

Estadísticas

Obras
19
Miembros
24
Popularidad
#522,742
Valoración
4.0
Reseñas
3
ISBNs
7
Idiomas
1